Sejdiu: Është koha e fundit që te Interpol dhe Europol të mbizotërojë arsyeja

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur bindjen se arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shqetësuar qytetarët e Kosovës dhe përgjithësisht gjithë shqiptarët.

“Aq më tepër, ky shqetësim rritet kur veprimet e tilla si ky i fundit në Francë janë përsëritur disa herë ndaj njerëzve të Kosovës. Këto ndalime po bëhen në bazë të kërkesave të fabrikuara të Serbisë e cila ka tendencë të qëllimshme për destabilizimin e Kosovës dhe komprometimin e drejtësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Sejdiu, përcjell Koha.net.

Ish-kryetari i LDK-së, ka kujtuar se “ish-kryeministri i Kosovës, siç dihet dy herë u shpall i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare dhe tani ndalohet, çuditërisht në bazë të kërkesave serbe, kohësisht më të hershme se proceset gjyqësore nëpër të cilat z. Hardinaj ka kaluar dhe është shpallur i pafajshëm”.

“Është koha e fundit të mbizotërojë arsyeja te institucionet ndërkombëtare (Interpol dhe Europol) dhe të hedhin anash kërkesat e llojit të tillë që i adreson Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës. Në këtë drejtim edhe institucionet relevante te Francës duhet të veprojnë duke e liruar z. Haradinajn”, ka shtuar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme