Dardan Sejdiu, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj raportimit në disa media se disa kuti të Prishtinës nuk kanë shkuar në karantinë.
Ai këtë e ka quajtur propagandë.
Sejdiu ka kujtuar se në raundin e parë të zgjedhjeve më 22 tetor, 90 për qind e votave me kusht kishin shkuar për Vetëvendosjen. Andaj, Sejdiu është shprehur se pret konfirmimin e fitores.
Lexoni komentin e tij të plotë:
Propaganda e njerëzve dhe portaleve të njejta vazhdon, me kriju edhe huti edhe hapësirë për propagandë të mëtutjeshme.
Sot ka përfunduar procesi i Pranim Dorëzimit të Kutive të Prishtinës në Qendren e Numërimit dhe asnje kuti e Prishtinës nuk ka shkuar në karantinë.
Pasi të përfundon procesi për çdo komunë fillon futja e të dhënave nga formularët në sistem. Kur të përfundon edhe kjo të mërkuren dhe të enjten fillon numërimi i votave me kusht dhe votave me postë.
Në raundin e parë sikurse edhe në vitin 2013 trendi i votave me kusht përcjellë trendin e votave të përgjithshme në krejt komunën.
Ndërsa votat nga diaspora në roundin e parë ishin mbi 90 përqind për ne.
Presim konfirmimin e fitores shumë shpejtë.