Sejdiu: LVV-ja dhe LDK-ja t’i lënë anash inatet personale

Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu, ka thënë se koalicioni PAN po vazhdon ta keqpërdorë të drejtën që i është dhënë nga Gjykata Kushtetuese me rastin e zgjedhjes së kryeparlamentarit, përderisa i ka ftuar drejtuesit e “Vetëvendosjes” dhe të koalicionit LAA t’i lënë anash inatet personale, shkruan gazeta Zeri.

“Koalicioni PAN vazhdimisht po e përdor një të drejtë të kufizuar, që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Shihet që ata nuk e kanë parasysh interesin e vendit dhe të qytetarit, por vetëm interesat e tyre personale dhe partiake”, ka thënë Sejdiu për “Zërin”.

Sipas tij, kjo situatë është fatkeqësi dhe keqpërdorim i madh, e këtë veprim ai shpreson që mos t’ua harrojë qytetari në zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka shtuar se Kosovën po e mbajnë peng individë të papërgjegjshëm.

“Kosova nuk ka llogari që disa persona të papërgjegjshëm ta mbajnë peng dhe t’i shkaktojnë dëme shumëmilionëshe, duke ia vështirësuar edhe Kosovës dhe ta vështirësojnë jetën e qytetarëve nëpër mënyra të ndryshme, që shkaktohen vetëm me këto vonesa”, tha ai.

Deputeti Korab Sejdiu ishte njëri ndër figurat e para brenda AKR-së që u deklarua publikisht se edhe nëse partia e tij do ta përkrahë PAN-in, ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë./Zeri/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme