Në emisionin e radhës të Fidan Jupollit në Express deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, ka folur për komunën e Prishtinës në katër vjetët e ardhshme.
Në mandatin e dytë të qeverisjes në kryeqytet, Shpend Ahmeti do ta ketë shumicën në kuvendin komunal. Kështu thotë Dardan Sejdiu, i cili përsërit deklaratën e Shpend Ahmetit, për bashkëpunim me subjektet që duan ta zhvillojnë Prishtinën.
Dardan Sejdiu tregon se Vetëvendosje ka numër të kënaqshëm të asamblistëve, ndërsa janë të hapur për bashkëpunime me subjektet e tjera.
“Për momentin, së bashku me AKR’në, i kemi 21 ose 22 asamblistë. Duhen 26, na duhen edhe 4 asamblistë që do të na bashkohen”, është shprehur Sejdiu.