Sejdiu: Qeveria e Talat Xhaferit nuk mund të organizojë zgjedhje të rregullta!

Qeveria teknike e Talat Xhaferit nuk mund të organizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike. Kështu vlerëson nënkryetar i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu i cili në një intervistë për Alsat tha se kjo u bë e qartë edhe me bllokimin nga kreu i kuvendit të anëtarit të KSHZ-së që i takon opozitës shqiptare. Sejdiu shtoi se për veprimet joligjore dhe aferat korruptive të eksponentëve të BDI-së faktori ndërkombëtar është më i zëshëm se kurrë.

“A keni fjalën Talat Xhaferi a do të organizojë zgjedhje të rregullta dhe të drejta? Opinioni e di se ai nuk ka as vullnetin por as nuk është në gjendje, as nuk ka dëshirë që të ketë zgjedhje demokratike dhe fer në Maqedoni. Veprimet e deritanishme të tij kanë treguar shumë qartë dhe kritikat e ambasadorëve të huaj tregojnë ende më qartë pozicionin e tyre dhe veprimet e tyre antidemokratike. Pra, në nuk presim që ai të organizojë apo të ketë veprim ligjor apo demokratik dhe se Maqedoninë do ta çojë përpara vërtetë. Ne i dimë këta aktorë, ne duam që t’i heqim nga skena politike sa më parë për arsye se gjëra të mira do të ndodhin vërtet. Duhet të ndodh rotacioni politik në Maqedoni, 20 vite pritet nga qytetarët tanë dhe ky është momenti, mesazhet më direkte se tani nga përfaqësuesit ndërkombëtarë asnjëherë nuk i kemi pasur për krimin dhe korrupsionin në Maqedoni, drejtpërdrejta me emër dhe mbiemër, nuk duhet të hamendemi se për kë e kanë fjalën”, theksoi Blerim Sejidu, nënkryetar i Lëvizjes Besa në intervistë për Alsat.

Sejdiu gjithashtu tha se me mohimin e anëtarit të opozitës në KSHZ, Maqedonia po bëhet shtet diktatorial.
“Maqedonia më duhet të shpallet si një shtet diktatorial dhe një shtet që nuk i përkrah zgjedhjet demokratike dhe fer. Këta duan të kontrollojnë gjithçka dhe kësaj radhe kontrollojë totalisht edhe KSHZ-në. Nëse ata janë komod, nëse ata vërtet duan zgjedhje dhe të ballafaqohen me një opozitë tashmë të organizuar si kurrë më parë le të na mundësojnë të kemi përfaqësuesin tonë në KSHZ, aq duam. Ne zgjedhjet do t’i fitojmë qoftë me anëtarin në KSHZ apo pa anëtarin në KSHZ”, tha Blerim Sejidu, nënkryetar i Lëvizjes Besa në intervistë për Alsat./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme