Gara për të gjetur një shef të ri të NATO-s ka nisur, edhe pse lufta në Ukrainë vazhdon.
Portali Politico shkruan se mandati i Jens Stoltenberg si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s përfundon në shtator.
Por aleatët mund të mos rrezikojnë shumë dhe të vazhdojnë të mbeten te emri i Stoltenberg.
Një diplomat i lartë evropian dhe se ekziston mundësia që Stoltenberg të njohë një zgjatje tjetër të mandatit të tij.
Ndërkohë në emrat që lakohen për ta zëvendësuar janë: kryeministri holandez, Mark Rutte, kryeministrja estoneze Kaja Kallas dhe ministri i Mbrojtjes i Britanisë, Ben Ëallace.
Një grup tjetër më pak i lakuar përfshin kryeministren lituaneze Ingrida Simonyte, presidenten sllovake Zuzana Caputova dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Për shkak se të gjithë Sekretarët e NATO-s kanë qenë meshkuj, ka një nxitje për të pasur një grua në krye të NATO-s. Disa thonë se duhet një drejtues i NATO-s nga Europa Lindore më në fund.
Mes gjithë këtyre spekulimeve, disa brenda aleancës thonë se këta janë më shumë emra që nuk i shkojnë kujt ndërmend. “Nëse do më pyesni mua, ju them se do mbetet Stoltenberg,” thotë një tjetër diplomat i lartë.
© SYRI.net