Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon hapa konkret për asociacionin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka shprehur shqetësimin e tij për pengesat që po bllokojnë vazhdimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës dhe për ekzekutimin e marrëveshjeve mes dy vendeve.

Guterres gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e nacionalizmit në rajon n njofton ANSA med.

Në raportin e fundit tremujor të përgatitur nga misioni i OKB-së në Kosovë Guterres ka thënë se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është instrumenti më i mirë në për zgjidhje paqësore e cila është në dobi të secilës palë, njofton Insajderi.

“Marrëveshjet e deritanishme të arritura përmes dialogut janë jashtëzakonisht të ngadalshëm në periudhën e vëzhguar që nga 16 janari deri me 15 prill, gjatë kësaj kohe nuk u bë asnjë hap konkret për themelimin e Komunitetit Serb të Komunave në Kosovë. Ndërsa vendimet lidhur me integrimin e gjyqësorit në veriun e shumicës serbe janë shtyrë”, thuhet në raport.

Guterres gjithashtu tha se rritja e ndjenjave etnike dhe nacionaliste është shkak për shqetësim serioz dhe se masat që inkurajojnë ndarjet etnike nuk kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës apo stabilitetit në rajon./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme