Sekretari i Universitetit të Prishtinës, Esat Kelmendi me rrogë sa të Kryeministrit! (Dokument)

Tre mujori i parë i këtij viti, ka qenë i frytshëm në aspektin financiar për Sekretarin e Përgjithshëm të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Esat Kelmendi. Ai ka marrë pagë nga buxheti i shtetit, përafërsisht aq sa paguhet edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Në bazë të disa transaksioneve bankare të cilat ka arritur t’i sigurojë “Gazeta Blic” në janar të këtij viti, Kelmendi ka marrë pagë në vlerë prej 2 mijë e 777 euro e 81 cent.

Në muajin shkurt, paga e tij është rritur mbi 160 euro krahasuar me atë të muajit janar, kështu duke kapur vlerën e 2 mijë e 939 euro e 27 cent, apo rreth 10 euro më pak se sa merr pagë Kryeministri Haradinaj.

Ndërsa në muajin mars nga buxheti i shtetit, Kelmendi ka marrë 2 mijë e 609 euro e 6 cent.

Ndryshe, në Kosovë, paga minimale është 130-170, varësisht prej grupmoshës, ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi ka marrë pagë shtatëmbëdhjetë herë më të lartë se paga minimale në Kosovë.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Kelmendi ka deklaruar si pasuri të paluajtshme në vlerë prej 529 mijë e 750 eurove ku janë përfshirë tokat dhe dy shtëpitë e përbashkëta me vëllezërit e tij të cilat janë në ndërtim e sipër, thotë që një pjesë e pasurisë e ka trashëguar.

Kurse si pasuri të luajtshme Kelmendi ka deklaruar një veturë të cilën ka deklaruar se e ka blerë në vitin e kaluar në vlerë prej 22 mijë eurove, para këto që një pjesë e tyre thotë t’i ketë siguruar nga paga që merr nga postet që i mban ndërsa të tjerat përmes shitjes së veturës së më hershme që kishte poseduar.

Ky zyrtar i lartë publik deklaron se ka para të deponuara në dy banka të ndryshme në vlerë prej 4 mijë e 119 euro e 25 cent, ndërsa bashkëshortja deklaron se i ka të deponuara 1 mijë e 400 euro kurse fëmijët 2 mijë e 962 euro e 2 cent.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme