Seksi konsensual, Franca vendos kufirin 15 vjeç

Rasti i dy të rriturve që akuzohen për marrëdhënie seksuale me dy minorene 11-vjeçare ka detyruar autoritetet franceze që të ndërhyjnë në legjislacion.

Dy të akuzuarit u mbrojtën para gjykatës duke deklaruar se marrëdhënia seksuale me të miturat kishte qenë konsensuale. Kjo, sipas legjislacionit të deritanishëm francez nuk konsiderohet një përdhunim, por abuzim seksual me të mitura, ku parashikohet një dënim nga 5 vjet burg e deri tek gjoba 75 mijë euro.

Por, aktivistët kanë kërkuar ndërhyrjen në legjislacion dhe vendosjen e një moshe që të përcaktojë qartë se marrëdhënia seksuale me të mitura cilësohet përdhunim.

Ministrja e Barazisë, Marlène Schiappa tha se pas shumë diskutimesh ishte vendosur mosha 15-vjeçare. Kjo do të thotë çdo marrëdhënie seksuale e një personi madhor me persona nën këtë moshë do të cilësohet përdhunim dhe ndëshkimi shkon mbi 10 vite burg.

Pjesa më e madhe e vendeve të Europës kanë një kufi moshe, nën të cilën konsiderohet përdhunim, duke nisur nga 14 vjeç, që e ka Austria, Gjermania, Hungaria, Italia e Portugalia, 15 në Greqi, Poloni dhe Suedi, 16 në Belgjikë, Holandë, Spanjë, Rusi e Britaninë e Madhe dhe 17 në Qipro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme