Patrulla e Stacionit Policor të Istogut ka identifikuar një veturë në një fshat të Istogut si të dyshuar ku e kanë ndalur dhe gjatë kontrollit në bagazh të veturës janë gjetur tetë thaës të marihuanës, transmeton Gazeta Metro
Rastit i janë përgjigjur zyrtarët policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Pejë dhe lidhur me këtë rast policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.
Të dyshuarit nën arrest janë:
V. K. lindur në vitin 1990 m/sh/k
D. S. lindur në vitin 1995 m/sh/k
Policia ka bërë sekuestrimin e substancës narkotike të dyshuar si marihuanë në sasi prej 26 kg e 371.3 gramë.