Sekuestrohen 50 milionë euro drogë në ambasadën ruse në Argjentinë

Një sasi e madhe droge është bllokuar në një seli diplomatike. Biles thuhet se ajo ka edhe nje vlere të madhe financiare prej 50 milone eurosh.

Ministria e Sigurisë në Argjentinë thotë se ka goditur një tentativë komploti për të përdorur shërbimin diplomatik të Ambasadës ruse për trafik kokaine në Evropë.

Policia kapi rreth 400 kg drogë nga bagazhet diplomatike në një aneks të Ambasadës pasi u njoftua nga Ambasadori rus në dhjetor 2016, shkruan ora news

Ata pastaj organizuan një operacion goditjeje, duke zëvendësuar drogën me miell dhe duke shtuar pajisje ndjekëse.

Operacioni ka çuar në arrestime në Argjentinë dhe Rusi, thonë zyrtarët.

Një ish-zyrtar rus dhe një oficer policie në Argjentinë, janë mes personave të arrestuar në lidhje me konfiskimin e një sasi të madhe të kokainës në ambasadën ruse në Buenos Aires.

Autoritet kanë arrestuar qytetarin ruso-argjentinas Alexander Chikalo, i dyshuar me ngarkesën, i cili akuzohet se ka ofruar kontakte për të hyrë në kontrollet doganore.

Hetimi filloi pasi Viktor Koronelli, ambasadori rus në vendin e Amerikës së Jugut dhe tre anëtarë të shërbimit të sigurimit federal rus raportuan për Bullrich se kishin dyshime rreth bagazhit diplomatik të gjetur në një shkollë që është aneksuar në ambasadë.

Ministrja argjentinase e Sigurisë Patricia Bullrich tha se kokaina e gjetur në Ambasadën ruse në  Buenos Aires ishte me vlerë 50 milionë euro.

Ajo tha se ishte destinuar për Rusinë dhe ndoshta edhe Gjermaninë.

Znj. Bullrich shtoi se organizatori i pretenduar i operacionit të kontrabandës ishte në Gjermani dhe priste që ky person të arrestohej nga policia gjermane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme