Sekuestrohet afër një ton kanabis në Vlorë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë kishte filluar hetimin prej 1 muaji me Prokurorinë e Vlorës, nëpërmjet të cilit mbrëmjen e kaluar, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë dhe Guardia di Finanza, në bazë të këtij hetimi kanë bërë të mundur kapjen e kësaj sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike, në tentativë për t’u trafikuar.

Lënda narkotike me peshë totale prej 900 kilogramë, u gjet rreth 50 m larg bregut të detit, e paketuar nëpër pako me peshë 15-30 kg secila, me mbështjellje natribani.

Policia ka arrestuar në flagrancë 6 autorë, shtetasit: Eduart Grabova, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe. Redjan Hasanaj, 28 vjeç, banues në Vlorë. Napolon Arshiaj, 27 vjeç, banues në fshatin Lepenicë. Ilir Qejvani, 24 vjeç, banues në Vlorë. Jani Bajramaj, 24 vjeç, banues në fshatin Lukovë. Eduart Abazi, 49 vjeç, banues në Vlorë.

Katër personat e parë (Grabova, Arshiaj, Hasanaj dhe Qejvani), u arrestuan nga Policia në momentin kur tentuan të ngarkonin lëndën narkotike në gomone, në vendin e quajtur “Hunda e plakut”, vend në të cilin kishin transportuar pakot me lëndë narkotike nëpërmjet dy automjeteve Benz me targë AA 252 DK dhe Toyota me targë AA 354 MK.

Mjeti lundrues u largua menjëherë sapo ndjeu ndërhyrjen e forcave të policisë nga toka dhe në tentativë për t’i shpëtuar ndjekjes, u bllokua nga Policia Kufitare dhe GdF pak minuta më vonë në Gjirin e Portonovës, Zvernec.

Mjeti lundrues, ka përmasat prej rreth 6 m gjatësi, 2.4 m gjerësi dhe me 1 motor 75 CC.

Mbi bazën e këtij operacioni, gjatë ndjekjes së vazhdueshme të bashkëpunëtorëve të kësaj lënde narkotike, Policia ka bërë të mundur kapjen e pilotit të gomones dhe ndihmësit të tij (Bajramaj dhe Abazi), të cilët u arrestuan pas 8 orë ndjekjesh në pyllin e fshatit Pish Poro.

Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të implikuar dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme