Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar droga sintetike të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe armë. Gjatë operacionit “Shigjetat” janë arrestuar tre persona.
“Hetuesit policor të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë gjatë punës hetimore-operative në teren kanë pranuar informata të besueshme se në rrugën “Fehmi”Agani” në Prishtinë persona të dyshuar janë duke u marr me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme dhe shitjen po e bëjnë kryesisht në nivelin e shpërndarjes lokale-shtigjeve të ndryshme.”
I arrestuari i parë është T.T, për të cilin policia thotë se u prezantua me dokument identifikimi të falsifikuar.
Personit të dytë N.G iu gjetën 75 euro, një telefon celular dhe celësat e një banese.
“Në vazhdën e realizimit të operacionit policor në të njëjtin parking është identifikuar dhe ndaluar i dyshuari i dytë me iniciale (N.G; data e lindjes: 14.07.2000), me veturën e tipit Golf 8, ngjyrë e zezë me targa nga të huaja dhe të njëjtit gjatë kontrollit i janë gjetur 75 euro para te gatshme, një telefon celular dhe qelësat e një banese.”
Personi i tretë është D.G. atij iu gjetën dy qese me këpurdha narkotike.
“Njëkohësisht nga ekipet e antidrogës në teren është arrestuar edhe i dyshuari i tretë, me iniciale D.G; data e lindjes: 19.07.2000, i cili ndodhej afër një automjeti me ngjyrë të bardhë me targa të lëshuar nga po i njëjti shtet i huaj sikurse automjeti i të dyshuarit të dytë dhe gjate kontrollit të automjetit në derën e saj nga ana e shoferit janë gjetur dy qese të mbushura me kërpudha të dyshuara narkotike me peshë 3.9 gram.”
Më pas është bastisur banesa e njërit prej të dyshuarve, e cila dyshohet se ka qenë në shfrytëzim nga tre të dyshuarit e lartpërmendur.
Gjatë realizimit të kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat materiale si në vijim:
-Nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kërpudha me peshë totale: 38.9 gram,
-Pesë (5) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit TUSI (droge e re) me peshë totale: 26.6 gram
-Nëntëmbëdhjetë (19) qese me 518 tableta në formë dhe ngjyra të ndryshme të dyshuara për narkotik të llojit EXTAZY me peshë: 245.9 gram
– Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë: 502.4 gram
-Një (1) cigare e mbështjellë me narkotik të llojit Marihuanë me peshë: 0.7gram
– Njëzet e katër (24) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit KETAMINË me peshë totale: 764.3 gram.
– Nëntë (9) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit MDMA me peshë: 228.1 gram
– Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit SPEED me peshë: 118.1gram.
– Dyzet e shtatë (47) tableta të dyshuara për narkotik të llojit LSD
– Njëzet e tetë (28) qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit KOKAINË me peshë totale: 15.2 gram.
– Një (1) paketim me substancë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë: 61.2 gram
– Nëntëdhjetë e shtatë (97) copë VAPE (cigare Elektronike me përmbajte të kanabis sativa).
– Një (1) armë pistoletë 7.62 M57, me një karikator
– Një (1) armë pistoletë 7.62, me një karikator dhe shtatë (7) fishek
– Një (1) llap top ACER
– Një (1) llap top MAC BOOK
– Dy (2) peshore digjitale constant per matje në sasi të vogla.
– Një (1) paketë me qindra qese të thata për paketim,
– Dy (2) automjete.
– Një (1) motoçikletë.
-Pesë (5) telefona.
Vlera e përafërt e narkotikeve të konfiskuar me çmimin e tregut llogaritet mbi tridhje mijë euro.
“Vlen të potencohet se shumica e substancave narkotikeve të konfiskuar janë droga sintetike me përmbajtje të materieve shumë të rrezikshme të cilat konsiderohen shume të dëmshme për shëndetin e njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dal Njësia K9 dhe njësia rajonale e Fornzikës në Prishtinë, për menaxhimin e provave materiale dhe procedurë të mëtejme.”
Tre (3) të dyshuarit e arrestuar në konsultim me prokurorin janë derguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësia e antidrogës dhe prokuroria kompetente në Prishtinë.
© SYRI.net