Sela: 2017-ta ishte vit i sfidave të mëdha, ndryshimeve, shpresave dhe zhgënjimeve

Përmes një urimi dërguar miqëve dhe simpatizantëve të tij, kreu i ASH-së Ziadin Sela përmes disa fjalëve është munduar të përshkruajë gjithë rrjedhën e vitit që po lëmë pas 2017.

“Aleanca për Shqiptarët,edhe pse me një jetë jo të gjatë politike,i pati të theksuara sukseset që ishin të prekshme për shqiptarët ,sidomos gjatë qëndrimit të shkurtër në Koalicionin qeveritar. Aleanca për Shqiptarët ishte nismëtare e Tryezës së përbashkët të liderëve të partive politike shqiptare, dhe vendimtare për një sërë suksesesh siç është formimi i Qeverisë së re reformuese zgjedhja e kryeparlamentarit shqiptar, Ligji për përdorimin e gjuhëve, ku në masë te madhe zgjerohet terreni i pëdorimit të gjuhë shqipe, rikthimi i rastit ,,Monstra” në procedurë fillestare etj”, shkruan kështu në mesazhin e lëshuar Ziadin Sela.
Sipas tij, ky vit që po lëmë pas do mbahet mend tek shqiptarët për dhunën në parlament, ikjen e Gruevskit.

“Viti 2017, për shqiptarët dhe për gjithë qytetarët e do mbahet mend për dhunën në Parlament nga ana e pushtetit në ikje të Gruevskit,që njihet si e premtja e zezë, ku u sulmuan deputetët, dhe ne e paguajtëm çmimin më të shtrejntë. Zgjedhjet lokale që u zhvilluan po në vitin 2017 pë Aleancën për Shqiptarët shënuan një rritje dhe rrezulltate të jashtëzakonshme duke e rritur pothuajse dyfish numrin e votuesve, vetëm më pak se një vit. Ndryshimi i marrëveshjes së arritur, paraprakisht për përbërjen kabinetit qeveritar, ishite ngjarja që i theu shpresat për suksesin në fushën e reformave dhe të zhvillimit tëgjithmbarshëm qeveritar. Gjatë vitit që vjen, Aleanca për Shqiptarët edhe pse jashta kabinetit qeveritar, politikisht do veprojë në mënyrë konstruktive, dhe do i përkrah të gjitha vendimet e ligjet që do jenë në interes të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, shkruan mes tjerave Sela në mesazhin e urimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme