Lideri i ASH, Ziadin Sela pret që së bashku me partnerin e koalicionit, Alternativën në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti, t’i fitojnë të gjitha 9 komunat e Pollogut.
“Pritjet tona janë që te 6-ta, në zonën e Pollogut, vështirë që BDI do të marr ndonjë komunë. Aktaulisht në Pollog ata kanë dy komuna Teracën dhe Tetovën, Zhelinën nuk e kanë.
Ne kemi tre Gostivarin, Bogovinën dhe Vrapçishtin ndërsa në Bërvenicë ne kemi më shumë këshilltarë.
Prandaj them se BDl rrezikon në 6 tëshe të mbetet pa asnjë komunë. Na mbetet edhe komunat urbane ne ti fitojmë dhe besoni se do të jenë befasi këto zgjedhje pasi BDl është vërtetë edhe në krizë.
Do ta marr go ditjen që e meriton kësaj radhe nga shqiptarët”, deklaroi kreu i ASH-së Ziadin Sela në emisionin “Politica” në Tv Globi.