“Jepeni votën atje ku kemi bërë pjesë gjithmonë, bëhuni pjesë e NATO dhe BE. Aleanca është me Aleancën dhe mrekullia e ASH është rruga drejt barazisë së plotë”, ishte porosia e kreut të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela në hapjen e fushatës për referendumin për emrin sot nga sheshi “Skenderbeu” në Shkup.