Ziadin Sela është i nominuari për kryetar të komunës së Strugës nga radhët e Aleancës për Shqiptarë, ndërsa bartës liste do të jetë Ymer Ymeri, njofton portali Sakte.net
Në opinion deri më tani janë përfolur disa alternativa, mirëpo zhvillimet e fundit politike kur nuk u arrit marrëveshje midis partive shqiptare, duket se e kanë shtyrë Ziadin Selën që të kandidojë sërish vetë për kryetar të Strugës.
Përndryshe, Sela e kishte lënë postin e kryetarit pasi fitoi mandatin e deputetit, ndërsa tani, do të braktisë ulësen në parlamentin e Maqedonisë që të kthehet sërish në karrigen e kryetarit./Sakte.net