Sela: Drejtësia s’duhet të jetë selektive

Kryetari I LR-PDSH-së, Ziadin Sela, të enjten për herë të dytë brenda një javë u paraqit në Prokurorinë Publike ( PP). Ai dha dëshminë e tij për ngjarjet e 27 prillit.
I pyetur nga gazetarët nëse i beson drejtësisë, pasi kjo e fundit, dhunuesit që u futën në Kuvend më 27 prill i dënoi vetëm me kusht, Sela tha se drejtësia s’duhet të jetë selektive.
“Nuk mund që dikush të dënohet me tre vjet burg, sepse ka hedhur gur, vetëm e vetëm sepse është shqiptar, ndërsa dikush tjetër të dënohet me liri me kusht, kur qëllim kanë pasur edhe vrasjen”-tha më tej lideri i LR-PDSH.
Ai tha se i kanë dhënë mbështetje formimit të një qeverie, e cila duhet të bëjë reforma në drejtësi.
Sela, përsëri theksoi se nuk kanë synim resoret, por reformat që duhen bërë në vend.

Almakos.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme