“Nuk jam ulur në tavolinë për të shkuar në zgjedhje të reja, por që të kemi një rezultat tani”, kështu ka deklaruar Ziadin Sela, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët në emisionin Click, transmeton portali Sakte.net
Sipas tij, pavarësisht cfarëdo rezultati i ardhshëm do të kushtëzojë sërisht një koalicionim me VMRO ose LSDM.
Ai ka përsëritur se nuk është i interesuar as për Qeveri teknike, por një Qeveri politike./Sakte.net