Ziadin Sela në seancën gjyqësore si dëshmitar I ngjarjeve të 27 prillit para trupit gjykues tha se në momentet kur ka hapur sytë ka parë se gjendet në një zyrë të errët dhe pran vetes ka parë Feta Alimin.
“Fetahu më tha se gjithë kohën po më kërkojnë në telefon, pastaj e kërkova bashkëshorten time dhe i thash se jam gjallë”, tha fillimisht Sela.
Ai thotë se pranë Fetaut në zyrë hyri dhe një preson tjetër nga turma.
“Para se të hy policia ai kërkoi qe ti themi se po na ndihmon. Më pas hyrën disa mjek dhe më ndihmuan. Më veshën me uniformë të policisë, dhe më nxorën jashtë duke bërtitur polic i vrarë, polic i vrarë!
Sela theksoi se në momentin kur duhej ta dërgojnë në spital Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov kishte insistuar qe ta dërgojnë në spitalin e qytetit, pasi që mjekët e kundërshtuar ai me nervozizëm iu kishte thënë, ”Bëni çka të doni.”, përfundoi Sela./Almakos