Ziadin Sela është paraqitur për herë të parë në një konferencë për media pas ngjarjes së 27 prillit ku ai e pësoi më së shumti në Parlamentin e Maqedonisë.
Sela ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në momentet e vështira, shkruan Periskopi.
“Ju falënderoj të gjithë ata që janë solidarizuar me ndodhinë që ndodhi. Në të njëjtën kohë, jukërkoj ndjesë shumë njerëzve që kanë pasur dëshirën që të më takojnë, por që ka qenë e pamundur që t’i takoj”, tha Sela.
“Ishte gjithcka që ne kemi bërë si subject politik, unë si lideri i kësaj partie, jemi munduar që nevojat e shqiptarëve t’i artikulojmë politikisht.
Ndodhia që ndodhi, ishte atentant ndaj artikulimit politik të nevojave të shqiptarëve në Maqedoni.
Ne na vranë më 27 prill dhe ne u ringjallën përsëri më 27 prill dhe do të vazhdojmë që nevojat e shqiptarëve në Maqedoni t’i artikulojmë akoma më mirë”, tha ai.