Sela: Osmani të mbajë përgjegjësi, ka rrezikuar jetën e shtetasve tanë në Ukrainë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela akuzon ministrin e jashtëm Bujar Osmani, se duke mos i paralajmëruar qytetarët tanë për konfliktin Rusi-Ukrainë, ka vënë në rrezik jetën e tyre.

“Ma merr mendja që Maqedonia e Veriut si shtet anëtare e NATO-s, duhet të ketë informata, në qoftë se kanë pasur informata të sakta atëherë duhet të kemi edhe përgjegjësi. E sa i përket përgjegjësisë së tyre, nuk e di se me çfarë të drejte dhe a kanë ndërgjegje që i vret këta njerëz që të dalin dhe të thonë që e kemi ditur ditën dhe orën e saktë se kur do të bëhet sulmi e nga ana tjetër dhjetëra familje, fëmijë e nëna, prindër, qytetar dhe shtetas të Maqedonisë së Veriut ti lësh, në vend që tani në kohë lufte ti të mundohesh t’ju krijosh korridore për të dalë nga vatrat e krizës. Në qoftë se ky ministër ka ditur gjithçka atëherë duhet të mbajë përgjegjësi për çdo familje e cila ndodhet sot atje”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme