Sela pas takimit: Në zgjedhje prapë do të jemi kundërshtarë me z.Ali Ahmeti

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, pas takimit ke kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, në një deklaratë për media tha se ky takim ka qenë i rëndësishëm për politikbërjen shqiptare në të ardhmen.

“Ishte takim i rëndësishëm për politikbërjen shqiptare dhe kuptimin që do të marr politikbërja shqiptare tash e tutje. Çdoherë kanë qenë provë qëndrimi që ura komunikimi duhet të ketë ndërmjet subjekteve politike shqiptare pa marrë parasysh a janë në opozitë apo do të jenë në qeverisje. Ne jemi këtu për të bashkuar veprimin politik dhe jo subjektet politike. Në zgjedhje me siguri do të jemi kundërshtarë prapë me z.Ali Ahmeti.Është një takim i rëndësishëm do të thoja dhe shpresoj që radhën tjetër të marrin pjesë të gjitha subjektet politike shqiptare, sepse kemi shumë gjëra të përbashkëta edhe në platformën politike, por kemi edhe përgjegjësi ndaj atyre që na kanë votuar”, deklaroi Sela./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme