Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një konferencë për media, ka reaguar në lidhje me kontestin pronësor të Televizionit Alsat, duke e quajtur këtë tendencë nga pushtetarët për të goditur fjalën e lirë.
Sela, ka thënë se ne bashkërisht duhet të ndërpresim këtë turp që po e bënë pushteti.
“Gjithçka që po ndodh sot në Televizionin Kombëtar, është tendencë për të goditur lirinë e fjalës. Dhe ne bashkërisht duhet të ndërpresim këtë turp që po e bënë pushteti. Ky është shantazh, është kërcënim, dhe është më se e qartë që ata mundohen ta ushtrojnë totalitarizmin dhe nuk I shkon për shtat një vendi që pretendon të anëtarësohet në BE”, tha Sela./ Alsat.mk