Sela: Qëllim e kanë pushtetin, do të marrin shqelma

Gazetare: Fatlume Dervishi

Fronti Evropian miratoi deklaratën e përbashkët politike, të cilën do ta adresojnë te të gjithë institucionet e vendit por edhe përfaqësitë ndërkombëtare, si hap të parë, siç thonë ata, për të mbrojtur pozitën e përfaqësuesit legjitim te shqiptarët dhe të drejtat që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit. Ahmeti kërkoi nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit që, siç tha ai, t’i bashkohen këtij alarmi.

“Konstatojmë patjetërsinë e zbatimit të demokracisë konsensual në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës se RMV. Përsërisim që partnerët koalicionues qeverisës duhet të përcaktohen nga vullneti politik i dy komuniteteve më të mëdha në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe përfaqësuesve legjitim të komuniteteve të tjera… Demokracia në vendin tonë mund të jetë funksionale dhe e qëndrueshme vetëm atëherë kur komuniteti shumicë respekton përfaqësuesit legjitim të vullnetit politik të shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve”, tha Ali Ahmeti, Fronti Evropian.

Sipas krerëve të partive të koalicionit Fronti Evropian plani i partive maqedonase është që shqiptarët në vend të apolitizohen dhe të humbin identitetin politik.

“Në këtë fazë natyrisht që duhet të merren në koalicion njerëz të cilët nuk kanë identitet politik të mirëfilltë, njerëz të cilët nuk kanë përgjegjësi politike dhe çfarë ardhmërie do të lënë për gjeneratat e ardhshme politike të shqiptarëve, njerëzve të cilët kanë vetëm një qëllim, pushtetin dhe asgjë tjetër. dhe kjo është vetëm faza e parë. E dyta do të jetë, shqelma do të marrin këto, edhe këto që po shndërrohen në shërbëtorë dhe servil të një plani mirë të kurdisur të bllokut politik maqedonas”, u shpreh Ziadin Sela, Fronti Evropian.

Ata thonë se do të vazhdojnë t’i rezistojnë kësaj politike, me të gjitha mënyrat dhe variantet.

“Mesazhin që ata sot e marrin prej nesh me këtë dokument të rëndësishëm shumë është “s’keni ka ja mbani, me ne duhet të bëni dialog për të ardhmen e Maqedonisë, jo me shërbëtorët tuaj që i keni aty”. Se s’dua të hy më tej dhe të flas për ofertën poshtëruese që ju jepni atyre. Oferta poshtëruese ka të bëjë me tentim për poshtërimin e kombit shqiptar”, theksoi Menduh Thaçi, Fronti Evropian.

Deklarata u firmos nga krerët e partive të koalicionit si dhe nga përfaqësuesit e strukturave të tyre partiake./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme