Selenicë, humb jetën 47 vjeçari, që u gjet nga kalimtarët me tre plumba në trup

Një 47 vjeçar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri. Top Channel raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës dhe viktima është identifikuar si Laver Tozaj.

Burri u gjet nga kalimtarët në afërsi të shkollës së Selenicës, me tre plumba në trup. Ndonëse u transportua në spitalin e Vlorës, Tozaj nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Policia njofton se Tozaj kishte ndërruar emrin në Nikola Ikonomi.

Mbetet ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, por policia ka nisur hetimet./top channel/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme