Gjimnastet e Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut pozuan së bashku për një selfie gjatë Lojërave Olimpike të Rios.
Ky moment uniteti ka pushtuar faqet e para të mediave ndërkombëtare.
Lee Eun-ju e Koresë së Jugut dhe Hong Un-jong e Koresë së Veriut buzëqeshën, teksa bënë foton.
Të dyja kanë marrë vlerësime, pasi dy vendet teknikisht janë në luftë.
Sipas BBC, disa thonë se kjo është fitoja më ikonë e këtyre Lojërave.
Megjithatë disa tabloidë, si Daily Star, spekulojnë se gjimnastja e vendit komunist rrezikon shumë kur të kthehet në vendin e saj.
Ata shkojnë shumë larg në shkrimin e tyre, kur thonë se për këtë gjest, ajo mund të dënohet me vdekje…