Selimi: Tendencat per ndryshim të Gjykatës, pjesë e fushatës parazgjedhore të PDK’s, per me e la veten prej sponzorizuesit gjeneral të saj.
Deputeti i Vetevendosjes, Rexhep Selimi ka deklarue se Presidenti Thaçi nismen e tij per ushtrine e kishte si taktizim dhe pjese e nji aventure politike.
Kete deklarate, Selimi e bani ne News Show – Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.
Simbas Selimit, shtetet aleate te Kosoves, jo vetem qe jane te pakenaqun me iniciativen e Thaçit, por jane edhe te irrituem me te, shkruen Rrokum.TV.
Selimi ka vazhdue me tone te ashpra ndaj Presidentit tue thane se, Thaçi vuen nga mania e bajraktarizimit, çka u vertetue edhe me kete rast.
Ma tutje, deputeti i VV’s ka thane se ne Kosove nuk mundet me u marre asnji vendim i randesishem pa bekimin e Listes Serbe.
“Asnji e mire nuk i ka ardhe Kosoves dhe shqiptareve nga Beogradi, dhe rrjedhimisht, asnji e mire s’ka me na ardhe as nga Lista Serbe”, ka theksue Selimi.
Selimi ka thane se Lista Serbe duket se ka me e votue Demarkacionin, por megjithate, si thote ai, prape s’ka me kalue ajo marreveshje.
Tue fole per zgjedhjet, Selimi mendon se fushata per zgjedhje jo qe ka fillue, por ajo ka ardh drejt fundit.
“Qeveria s’ka me mujt ma m’i rezistue situates se krijueme, sepse s’kane ma as elan me vazhdue”, konsideron ai.
Sa i perket Gjykates Speciale, Selimi ka thane se secili deputet qe ka votue pro kesaj gjykate, kurre s’ka me mujt me i ikë pergjegjesise.
Per zgjedhjen e Vucic’it si president, Selimi ka thane se nder telefonatat e para te urimit ka me marre nga ai qe bisedon me te, tue aludue ne presidentin Thaçi./Rrokum.TV