Selimi: Edhe nën masat e rritjes së sigurisë, Kosova ngeli e pambrojtur

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka kritikuar Qeverinë që nuk ka vendosur masa të shtuara policore edhe në Kodrën e Minatorëve, në kohën kur në pjesët tjera të Kosovës ka shtua masat e sigurisë, për shkak të kërcënimeve të mundshme terroriste.

Selimi përmes një postimi në Facebook, thotë se Kosova duhet të rrisë gatishmërinë sidomos kur reziku vjen nga kërcënuesi kryesor, Serbia, transmeton Indeksonline.

Ja postimi  i tij i plotë:

Edhe nën masat e rritjes së shkallës së sigurisë, edhe pasi shteti ka i “marrë masat”, prapë së prapë institucionet e Kosovë ngelen të pambrojtura.

Në nderkohë Kosova po vazhdon të jetë e kërcënuar në vazhdimësi nga Serbia dje nga bandat e saj në Kosovë u dogj edhe ambulanca në Kodrën e minatorëve në Mitrovicë.

As edhe një një ambulancë nuk i ka shpetuar urrejtjes ndaj shqiptareve dhe ndaj shtetit të Kosovës.

Ashtu siç thamë para dy ditësh, Kosova duhet ta rrisë gatishmërinë sa herë që kërcënohet, sidomos kur rreziku vjen nga kërcënuesi kryesor siç është Serbia dhe strukturat e sajë kriminale në Kosovë.

Gjithë ata policë që qeveria i ka ngritur në këmbë duhet të jenë në mbrojtje të institucioneve kudo nëpër Kosovë, edhe në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë, edhe kundër bandave të Serbisë ashtu siç duhet të jetë e gatshme kundër çfardo lloj kërcënimi terrorist.