Selimi ka një ftesë të hapur për koalicionin PAN

Koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdimisht po deklarohet se i ka numrat për formimin e qeverisë, derisa Vetëvendosje dhe LDK kanë mbajtur disa takime për të diskutuar rreth mundësisë së bashkëqeverisjes në rast se koalicioni PAN dështon.

Vetëvendosje dhe koalicioni LAA janë deklaruar kategorikisht kundër bashkëpunimit me koalicionin PAN, duke thënë se nuk do ta votojnë Qeverinë Haradinaj.

U lakuan emra të ndryshëm të deputetëve, të koalicionit LAA, që thuhej se do ta votojnë Qeverinë Haradinaj por ata reaguan dhe thanë se respektojnë vendimet politike të partive që u përkasin.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i ka bërë thirrje koalicionit PAN që nëse i kanë numrat të thërrasin menjëherë seancën.

Selimi ka thënë për Periskopin, se po t’i kishin numrat ata do ta thërrisnin seancën konstituive të Kuvendit dhe do ta formonin Qeverinë.

“Prandaj sërish ju bëjmë thirrje që nëse i paskan numrat le ta thërrasin seancën. Nëse jo, atëherë le ta njoftojnë opinionin që nuk ia kane arritur dhe le t’i hapin rrugë krijimit të institucioneve”, tha ai.

Selimi nuk beson se ka deputetë, jashtë PAN-it, të cilët mund t’i tradhtojnë votuesit e tyre.

“Nuk është në rregull as e dinjitetshme që të flitet për “X” deputetë pa emra, nga jashtë PAN-it të cilët mund t’i tradhtojnë votuesit e tyre. Nëse do te kishte prej atyre përse paska nevojë të mbahen fshehtë në mënyrë kaq konspirative?”, tha Selimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme