Selimi nuk pret që Kroacia t’i bëjë shërbim Serbisë në rastin e Ballistit

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka shkruar për Ismail Morinën – Ballistin, i cili po mbahet i ndaluar nga organet e drejtësisë në Kroaci.

“Ai u arrestua duke kaluar nëpër Kroaci në të kthyer nga Shqipëria në Itali, atje ku i ka gruan dhe fëmijët. Kjo nuk do të ishte shumë problem sikur të mos ishte fletarresti ndërkombëtar nga ana e Serbisë dhe kërkesa për ekstradim në Serbi”, ka thënë Selimi, transmeton Koha.net.

Ai më tej ka shtuar se Ismaili po mbahet në Kroaci pasi që për të ekziston një fletëarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Serbia për shkakun që Ismaili ngriti flamurin shqiptar me dron në stadiumin në Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri.

“Si pasojë, që nga 10 Korriku Ballisti po mbahet në paraburgim ne Kroaci. Por ne besojmë se kroatet nuk do t’ia bëjnë këtë shërbim Serbisë. Por njëkohësisht besojmë se edhe Qeveria e Shqipërisë do të bëjë gjithçka dhe nuk do ta lërë Ballistin në duar të Serbisë. E presim Ismailin të kthehet në atdhe!”, ka thënë Selimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme