Lirimin me kusht për Ramush Haradinajn nuk e ka cilësuar liri bashkëluftëtari i tij e deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi.
“Atij po i mohohet liria, madje po i mohohet liria për të cilën ai luftoi. Për personalitetin e Haradinajt, ne e njohim, prandaj e dimë se nuk e ka problem në rrafshin personal. Por ai dhe të gjithë ne e kemi problem pse një qytetar i Kosovës po vazhdon të trajtohet në këtë mënyrë nga Serbia”, ka thënë Selimi në “Interaktiv” të KTV-së.
Selimi ka thënë Policia e Kosovës dhe AKI ja i kanë të dhënat se kush nga qytetarët e Kosovës janë në ato lista të Interpolit.
Sipas Selimit, Serbia e Vuçiqit nga ajo e Millosheviqit nuk dallon fare. Ndërsa ka shtuar se edhe Bashkësia ndërkombëtare në Ksoovë, ka qenë kushtimisht e pa e pafuqishme përballë presionit të Serbisë.
© KOHA.