Selimi: SHBA dhe NATO e duan Kosovën me ushtri, por ka munguar koordinimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se rajoni është i ndarë, një njërën anë Serbia dhe në anën tjetër shtete fqinje, kur bëhet fjalë për ushtrinë e Kosovës.

“Nuk mund të themi pra se rajoni nuk e do Kosovën me ushtri”, ka thënë Selimi.

“Jemi këtu për shkak të një nisme, po nuk ka filluar tash, ka tri vite që punohet për këtë ndryshim”, ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se është bërë i pamundshëm kalimi i amendamenteve në Parlamentin e Kosovës.

“Nuk do ta kisha problem nëse dikush e merr si meritë, por nëse kjo çështje politizohet dhe procesin e dëmton politizimi, atëherë nuk mund të pajtohem”, ka thënë Selimi.

“Reagimi nga NATO dhe Ambasada amerikane, nuk nënkupton se ata nuk e mbështetin rritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së”, ka shtuar ai.

“Ne nuk duhet dyshojmë se këta nuk e duan FSK-në, ushtri”, ka pohuar Selimi në tryezën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

“Ka munguar vetëm koordinimi”, ka përfunduar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme