Selimi: Spektakli me Gjuriqin la në hije takimin e fshehtë Thaçi – Veseli – Haradinaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në “Express Intervistën” në KTV, ka folur për aksionin e Policisë së Kosovës për arrestimin e Marko Gjuriqit, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën qeverinë e Beogradit.

Derisa ka thënë se aksioni për arrestimin e zyrtarit serb ka mundur të ndodhte edhe më herët, Selimi ka thënë se ky aksion ka qenë i shkëputur prej veprimeve që kanë ndodhur prapa shpinës së policëve të Kosovës.

“Ka ndodhur edhe një takim i krerëve institucionalë të Kosovës. Gjithë ky takim ka mbetur në hijen e arrestimit të Gjuriqit”, ka thënë Selimi në “Express Intervistën” e KTV-së.

“Takimin e presidentit [Hashim Thaçi], parlamentarit [Kadri Veseli] dhe të qeverisë [Ramush Haradinaj]. Ky takim është bërë për jetësimin e Zajednicës. Më 22 mars kaloi demarkacioni. Ndërsa në Bruksel u hap agjenda për Zajednicën. Kjo e pamundëson funksionimin e shtetit”, ka shtuar deputeti i VV-së, transmeton Koha.net.

I pyetur për rolin që kishte Haradinaj në aksionin e së hënës për arrestimin e Gjuriqit, Selimi ka thënë se shefi i qeverisë ishte jashtë agjendës, pasi sipas tij, është i pafuqishëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme.

“Kryeministri ka qenë jashtë kësaj agjende. Përse është i pafuqishëm në qeveri ai duhet ta sqarojë këtë. Nuk e ka në dorë as MPJ-në as MPB-në. Këto dy ministri i përkasin një subjekti tjetër, kështu që dje Haradinaj është përjashtuar nga agjenda”, ka thënë Selimi.

Deputeti i VV-së ka thënë se asnjë deputet shqiptar nuk do ta votonte ndonjë mocion të Listës Serbe për shkarkimin e Qeverisë Haradinaj, e cila sipas Selimit, duhet të bie për kalimin e demarkacionit dhe dështimeve tjera.

“Ne nuk kërkojmë rrëzimin e qeverisë jo përse e do Lista Serbe, rrëzimin e kemi kërkuar për arsye tjera. Nëse do të ketë mocion nga Lista Serbe askush nuk do ta përkrah. VV-ja nuk ia bën numrat Listës Serbe, qeveria nuk duhet të bie për shkak të Listës Serbe. Qeveria duhet të bie për kalimin e demarkacionit dhe arsyeve tjera, por tash Lista Serbe mund të kërkojë një gjë të tillë dhe nuk bëhet pa mocion. Nuk mendoj se do ta mbështeste dikush një mocion të Listës Serbe”, ka thënë ai.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme