Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka folur për herë të parë për përcarjet brenda Vetëvendosjes, përkatësisht ndarjen në dy grupe; në atë të Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt.
Selimi tha sot në KlanKosova se ai nuk i takon as krahut të Albin Kurtit e as atij të Dardan Molliqajt, pasi ai ndjehet vetëm pjesë ne Vetëvendosjes.
Ndërsa, deputeti tregon se në cdo parti ka debate, e kjo e VV’së u bë kaq e madhe sepse ata plasuan debatin e brendshëm në publik.
Selimi beson se i gjithë ky debat i brendshëm, në fund do të përmbyllet në mënyrë demokratike.