Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se aktualisht me LDK-në janë duke diskutuar rreth programeve qeverisëse për formimin e Qeverisë së ardhshme.
Sipas tij, diskutimet mes dy subjekteve politike nuk kanë shkuar ende deri aty sa të flitet për postin e kryeministrit.
Selimi ka thënë se Vetëvendosje është e gatshme për të udhëhequr me institucionet e ardhshme, shkruan arbresh.info.
“Ne jemi gati për të udhëhequr me institucionet e Kosovës. Sot deputetët e Vetëvendosjes e qitën hapin e parë drejt legjislaturës së ardhshme. Nuk besoj se jemi as në kohën e as në temën që ne të paragjykojmë ose të flasin për situata hipotetike. Nuk jemi në at stad të diskutimit me LDK-në, po flasim rreth skemave programore”, ka thënë Selimi gjatë regjistrimit të deputetëve të legjislaturës së re të Kuvendit që po bëhet në Kuvendin e Kosovës./Arbresh.info.