Selmanaj: Thaçi i tërheqë për hunde Haradinajn dhe Limajn

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj e ka cilësuar presidentin Thaçi si dirigjent të thirrjes së seancës së jashtëzakonshme ku do të votohet ekipi i qeverisë për dialog me Serbinë.

Në një postim në rrjetin social facebook, Selmanaj madje ka thënë se “Thaçi i ka kapur për hunde dhe po i tërheq Limajn dhe Haradinajn”.

“Na kritikuan pse kemi thirr seancën e jashtëzakonshme për ta ndal Hashim Thaqin në zbatimin e projektit të përbashkët me Vuqiqin për pazare me territorin e Kosovës!  E qfarë bënë “ komandantat”? U mobilizuan natën dhe thirren seancë tjetër të jashtëzakonshme… Pse? Për çka? Pse u dashka te votohet një ekip i qeverisë, kur këtë mandat qeveria e ka që nga rezoluta e Kuvendit e vitit 2011”, ka shkruar Selmanaj.

Selmanaj ka bërë thirrje për moblizim brenda dhe jashtë institucioneve, që sipas tij ta ndalin këtë aventurë të presidentit.

“Përgjigja është dikun tjetër, më sakt në zyrën e Presidentit… Ai është dirigjenti i gjithë kësaj situate… i kap për hunde dhe i tërheq Limajn dhe Ramushin sipas nevojave të tij.
Ai ka zor të madh sepse pas çdo takimi me Limajn e Ramushin ai duhet ta thrras për ti raportuar djalit jo problematik – mikut të tij Aleksandrit. Pêr ta ndal Hashimin, na duhet bashkim dhe mobilizim i të gjithëve, brenda dhe jashtë politike, brenda dhe jashtë institucioneve. Me shtetin nuk ka lojë!!”, përfundon postimi në facebook i Driton Selmanajt.

Ndryshe seanca e thirrur nga qeveria për ta votuar ekipin për dialog, është në pauzë për më shumë se një orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme