Situata në veri të Kosovës mund të reflektohet edhe në rajon për vetë faktin se sa Rusia ka investuar për shtrirjen e ndikimit të saj përmes Serbisë, vlerësojnë ekspertët e sigurisë. Sipas Bashkim Selmanit, lufta aktuale psikologjike mes Kosovës dhe Serbisë mund shumë shpejtë të kalojë në agresion, por sipas tij, ndërhyrjet ndërkombëtare duhet treguar vigjilente dhe të mos lejojnë përshkallëzimin e situatës, shkruan Alsat.
“I gjithë rajoni është i shqetësuar sepse kjo i ngjason situatës para konfliktit Rusi-Ukrainë dhe në vazhdimësi siguria dhe pasiguria janë një moment ku Kosova dhe Serbia aktualisht përveç pjesës diplomatike, kanë shpallur edhe një luftë psikologjike nga e cila është mund të ketë pasoja shumë të rënda dhe në çdo moment është duke shqetësuar edhe opinionin e gjerë dhe ka shumë pak informacione se çfarë mund të ndodhë më tutje. Në këtë moment ka shumë hapësirë për shfrytëzimin e propagandës dhe dezinformatave të cilat janë shumë të larta. Të gjitha këto situata të krijuara vijë nga një qendër me investime të mëdha dhe ato tani presin vetëm situatat të përplasjeve”, tha Bashkim Selmani, ekspert i sigurisë. /Alsat.mk