Senati amerikan nis këtë të martë me procedurat e gjykimit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa udhëheqësit e Senatit ranë dakord për një kalendar të shpejtë. Janë 100 senatorë që do të marrin rolin e gjykatësve për të vendosur nëse ish-presidenti është fajtor për “nxitje të kryengritjes” në trazirat vdekjeprurëse në Kongresin amerikan.
Ish presidenti është akuzuar për “nxitje të kryengritjes” në një fjalim para mbështetësve përpara trazirës vdekjeprurëse në Kapitolin e SHBA në 6 Janar, ku humbën jetën 5 persona. Demokratët thonë se ata kanë prova “dërrmuese” të fajit të tij ndërsa Trump është i vetmi president amerikan në histori që është fajësuar dy herë.
Mbrojtja e quan gjyqin “absurd dhe antikushtetues” dhe pretendon se protestuesit veprojnë të pavarur. Një ekspert ligjor i cituar nga ekipi mbrojtës i zotit Trump për të mbështetur argumentet e tyre thotë se ekipi i ka shtrembëruar interpretimet e tij.
Nëse dënohet, Donald Trump mund të ndalohet të mbajë përsëri detyrën. Por dy të tretat e senatit me 100 vende kërkohet të dënohet – Demokratët mbajnë 50 vende dhe ka pak shenja që Republikanët do të bashkohen me ta. Kohëzgjatja e gjykimit është e paqartë.
Senati fillimisht përcakton dhe pajtohet me rregullat e gjykimit. Gjykimi i parë për shkarkim ndaj presidentit Trump zgjati tri javë.