‘Serbët e Kosovës janë fyer nga Vucic’

Krahas më këtë kanë filluar të dalin në shesh shumë skandale brenda Listës Serbe dhe eksponentëve të saj.

Një zyrtarë i lartë i Listës Serbe i cili është i detyruara të qëndroj në Listë dhe është kandidat për deputet në kushte anonime ka deklaruar se:

“Pakënaqësitë brenda Listës Serbe janë shpërfaqur më të madhe sidomos dy vitet e fundit. Për pozitat në Qeveri dhe institucione të tjera ka vendosur kriminelët Zvonko Veselinoviq së bashku me Millan Radojçiq dhe dy-tre eksponent të Listës që janë pasuruar shpejt në kurriz të popullit serb të Kosovës”.

Lidhur me rolin e Zyrës për Kosovë, saktësisht të Drejtorit të saj Marko Gjuriq, i njëjti deklaron: “Gjuriq është angazhuar për ta promovuar vetën si një patriot në letër. Me deklaratat e tij në vazhdimësi ka përkeqësuar pozitën tonë në Kosovë. Ai ka shikuar interesin e vet, interesin e Serbisë në disa raste për sa i përket integrimeve për në BE por nuk është mërzitur fare për serbët e Kosovës. Ai ka mbështetur disa njërëz pa të kaluar e pa të ardhme brenda Listës. Për më keq, Gjuriq ka blerë një banesë në Beograd rreth 200.000 euro e paratë i ka marrë nga dostat e tij brenda Listës, të cilët ia kanë bërë ‘dhuratë’ atë. Me sa e di, ato para kanë qenë të dedikuar për të promovuar vende të lira të punës për serbët e Kosovës”.

Lidhur me Ushtrinë, kandidati për deputet brenda Listës Serbe deklaron: “Lista Serbe ka vendosur kushte për votimin e Ushtrisë, por nuk ka qenë kategorikisht kundër. Branimir Stojanoviq dhe Sllavko Simiq kanë biseduar për këtë temë disa herë me shefin e tyre Zvonko Veselinoviq. Ky i fundit ashtu siq ka marrë para për ta larguar barrikadën mbi Lumin Ibër, ndër të tjera ka kërkuar që edhe për Ushtrinë të paguaj ndokush. Qëndrimet që tani kanë disa prej eksponentëve të listës për Ushtinë është absurd. Ne që kemi qenë pjesë e procesit e dimë mirë disponimin dhe kushtet e vëna”.

Në interesimin tonë se pse Beogradi po e humb ndikimin tek serbët e Kosovës, ai përgjigjet: “ Serbët e Kosovës janë fyer nga Vuqiq dhe Gjuriq. Ata kanë vendosur që ne të udhëhiqemi nga krimineli Zvonko Veselinoviq. Intelektualët dhe atdhetarët brenda komunitetetit serb janë fyer dhe iu është shkëlur dinjiteti. Korrupsioni i lartë brenda zyrtarëve të listës në nivel lokal dhe qëndror ka lëkundur besimin tek Lista. Të shumtë janë zërat brenda serbëve që thojnë se Beogradi duke na fyer po bënë përpjekje për të na larguar nga vetja dhe në të njëjtën kohë dëshiron të na fajëson. Kjo edhe mund të jetë e vërtetë”.

Për sa i përket konkurrimit në shumë Lista, ai deklaron: “Serbët do të duhej të jenë bashkë në zgjedhje. Megjithatë ne i kemi të garantuara 10 vende. Por, pas gjithë këtij durimi dhe kontrolli të vazhdueshëm nga shteti serb, përmes kriminelëve të tij në veri, nuk mbeti rrugë tjetër pos të ndahemi në disa lista, ndërsa listen e kandidatëve të ‘Srpska-s’ e kanë hartuar dy kriminelët e lartcekur (Zvonko Veselinoviq dhe Millan Radojçiq). Presidenti Vuqiq në takimin e fundit ka hezituar t’i quaj tradhtarë ata që dolën nga Lista. Edhe unë kam mendim të njëjtë. Përgjegjësinë për ndarjen e Serbeve në Kosovë e ka Marko Gjuriq. Nëse ndodhë ndonjë incident i rëndë, ai do të jetë përgjegjësi”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme