Serbët kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës për funksionimin e Asociacionit

Ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave serbe u takua sot në Mitrovicë me dekanin paralel të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në selinë e përkohshme në Mitrovicë, Vladan Mihajloviq dhe me një ekip ekspertësh ligjorë, të deleguar nga komunat veriore, me qëllim të mbështetjes së punës së këtij ekipi.

Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës, u tha se është i nevojshëm që të ketë një bazë të vlefshme ligjore për funksionimin e Asociacionit të komunave serbe në përputhje me marrëveshjen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, përcjell rel.

Kështu ka deklaruar, Vladan Mihajloviq, pas takimit që ka zhvilluar me ekipin menaxhues.

Në takim u fol për strukturën dhe përmbajtjen e projekt-statutit të Asociacionit të komunave serbe dhe shumë aspekte të tjera ligjore rreth hartimit të këtij dokumenti, thuhet në një komunikatë për media.

Përfaqësuesit e ekipit menaxhues bënë të ditur se këtë mandat e kanë marrë nga Bashkimi Evropian dhe se fushëveprimi i këtij ekipi është përcaktuar me marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut të Brukselit.

“Po ashtu, është specifikuar se as Prishtina dhe askush tjetër, nuk ka mandat të kontrollojë ose drejtojë punën e ekipit menaxhues”, theksohet në komunikatë.

Ky ekip, sipas të njëjtës komunikatë, do të vazhdojë të zhvillojë takime të rregullta konsultative me ekspertët, qoftë në fushën juridike, ashtu edhe në fusha të tjera lidhur me kompetencat e ardhshme të Asociacionit të komunave serbe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme