Svetlana Kapetanoviq, police serbe e cila punon në stacionin policor në Graqanicë, ka mësuar të flasë gjuhën rrjedhshëm. Në Kosovë forca policore ofron një fije të hollë shprese për ata që dëshirojnë të shohin një Kosovë të integruar e multi-etnike. Nga policët e stacionuar në Graçanicë, 41 janë serbë dhe 12 janë shqiptarë, shkruna “The Guardian”, raporton gazetametro.net.
Svetlana Kapetanoviq, një police serbe 43 vjeçare që flet shqipen rrjedhshëm, thotë se viteve të fundit incidentet e motivuara etnikisht kanë qenë shumë të rralla, ndërsa pjesa më e madhe e punëve të Policisë ka të bëjë me luftimin e krimit të vogël. Policët të gjithë veshin uniformat me flamurin e Kosovës, në kundërshtim me gjithë flamujt serbë nëpër qytet.
Kapetanoviq tha se vendosi të mësonte shqipen pas një incidenti në fillim të karrierës së saj si police më 2003, kur u thirr me një grup policësh shqiptarë në një incident të dhunshëm shtëpiak ku ishte përfshirë një grua e re shqiptare, shkruan gazetametro.net.
Veç kësaj, shumë serbë jetojnë në enklava në jug të lumit, siç është Graçanica, pak kilometra larg Prishtinës. Një fotografi e madhe e Vuçiqit dominon sheshin kryesor, ku valojnë flamujt serbë. Aty pranohen dinarët serbë, sikurse edhe eurot, valuta zyrtare. Manastiri ortodoks i Graçanicës, i ndërtuar më 1321, është i mbushur me freska të skenave biblike, e më e dukshmja është një e Gjykimit të Fundit bashkë me mëkatarët duke u djegur. Janë manastiret mesjetare të Kosovës që ngjallin emocione për shumë serbë, që e shohin atë si zemër të kombit dhe fesë së tyre sipas “The Guardian”.
Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në Bruksel më 2013, qeveria e Kosovës është pritur të themelojë të ashtuquajturin Asociacion të komunave serbe, që do t’i sillte zonat me shumicë serbe në sistemin e saj dhe do t’u jepte edhe zë kolektiv. Beogradi dhe Prishtina ende janë duke u marrë me formatin final, derisa i afrohen një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim të raporteve dhe potencialisht të hyjnë të dyja në BE.
Në këtë artikull flitet edhe për arrestimin e Marko Djuricit dhe vizitat e tij në Kosovë, po ashtu edhe deklaratat e presidenti serb, Aleksandar Vucic dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi./gazetametro.net.