Serbët nuk kthehen në institucione pa Asociacionin

Për mua është absurde të mos shkojë në punë e të  marrë një pagë.

Kështu ka thënë ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq  për RTV Kim, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se nuk ka kthim në institucioneve pa dekretin për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ai ka shtuar se megjithatë është bërë kompromis për këtë çështje, që përfaqësuesit serbë të shkojnë në punë, por mos të marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë.

Sipas tij, vendimi për “ngrirje të pjesëmarrjes” është mesazh për partnerët e koalicionit “se dëshirojnë të punojnë së bashku në zgjedhjen e të gjitha problemeve, e jo të jenë vetëm të pranishëm në institucioneve pa bërë gjë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme