Kabineti i kryeministrit është dashur të mblidhet të enjten për të diskutuar një çështje me rëndësi për shtetin e Kosovës, projektligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës.
Zyrtarët e Qeverisë nuk dhanë ndonjë arsye pse nuk u procedua me ligjin e FAK-ut.
Ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, pa e përmendur këtë fakt fare, tha se kanë shpresë se shteti do të bëhet me ushtri, njofton Klan Kosova.
E kjo planifikojnë të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, ku votat nga pakica serbe, janë të domosdoshme.
E këto vota, nëse pyetet deputeti Igor Simiq, janë të pamundura i cila tha se vetëm KFOR-i është forca e vetme mbrojtëse e qytetarëve të Kosovës.
Kronikë e zgjeruar nga Besnik Tahiri.