Afër urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë janë duke protestuar disa serbë për shkak të siç thonë “paralajmërimeve për prishjen e murit ”
Qytetarët e tubuar i kanë thënë Tanjugut se ata janë të frikësuar për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur në ditët e fundit në lidhje me prishjen e murit mbajtës pranë urës dhe tensioneve, transmeton Klan Kosova.
Sipas mediave serbe, situata është e qetë, por te ura kryesore e Ibrit që ndan pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit janë vërejtur pjesëtarë të policisë së Kosovës.
Poashtu, raportohet se mëngjesin e sotëm policia ka instaluar kamerat e sigurisë për mbikqyrje në afërsi të urës në anën veriore, transmeton Klan Kosova.