Një i dyshuar mashkull serb është arrestuar të martën në kufi, më saktësisht në Dheun e Bardhë, pasi që i njëjti në mungesë të dokumentacionit të rregullt të veturës me të cilën po udhëtonte, i kishte ofruar zyrtarit policor pesë euro ryshfet.
I dyshuari me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbrojtje, njofton Policia e Kosovës.