Serbia dënon një kroat për spiunazh

Një gjykatë serbe ka dënuar një kroat për spiunazh

Një gjykatë në Serbi ka dënuar një kroat me tre vjet burgim, i cili ka pranuar fajësinë për spiunazh. Por Kroacia ka mohuar se personi i dënuar, Cedo Colovic ka punuar për Zagrebin.

Colovic, 57-vjeçar, që ka pasaportë serbe dhe kroate u arrestua javën e kaluar. Prokurorët serbë nuk kanë treguar se për cilin shtet ka spiunuar ai.

Ata kanë thënë se ai ka jetuar në Kroaci deri në vitin 1990 dhe më pas është zhvendosur në Serbi.

Në ndërkohë, mediat serbe kanë raportuar se Colovic ishte oficer në forcat rebele serbe gjatë luftës për pavarësi të Kroacisë në vitet e 90-ta, i cili pas përfundimit të konfliktit u zhvendosë në Serbi.

Raportet e mediave thonë se Colovic kishte dhënë Kroacisë informacione të inteligjencës ushtarake, që më pas janë përdorur për të ngritur akuza për oficerët serbë. 21 Media/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme