Gazetat serbe kanë patuar kryetitull në faqen e parë sot një deklaratë të fortë dhe frikësuese për shqiptarët. Ato shkruajnë se Serbia do të ‘përpi’ Kosovën dhe Shqipërinë.
Në këtë lajm i cili po bën xhiron e rrjetit, ‘Informs’ shkuan se presidenti Vuçiç është duke e risjellë perandorinë e Dushanit. Kjo sipas kësaj gazete do të fusë në panik boshnjakët edhe kroatët, ndërsa nuk lënë pa përmendur dhe shqiptarët.
“Nëse do të kishim guximin të vizatonim dhe të thoshim se ku jetojmë në dy ish-Jugosllavitë, nuk do të flisnim për këtë sot. Por nuk kishim guxim dhe fuqitë e mëdha kurrë nuk i lejuan serbët të bashkohen,”- tha Vulin dje në TV Prva.
Ndërkohë një tjetër gazetë serbe proqeveritare ‘Telegraf’ thotë se shqiptarët duhet ti kapë paniku. “Serbia do të përpi Kosovën dhe Shqipërinë”.
Me këto dy shkrime në mediat pro qeverisë në Beograd injektojnë edhe njëherë gjuhën e fortë nacionaliste dhe mbushur me urrejtje për fqinjët, në një kohë kur të gjithë presin një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Duket se gjithçka ka qenë një dëshirë e mirë e Donald Trump, para zgjedhjeve presidenciale, dhe normalizimi i marrëdhënieve do të kërkojë kohë.