Rekordmene sa i përket numrit të popullatës vazhdojnë të mbesin Kina me 1 miliardë e 415 milionë banorë dhe India me 1 miliardë e 354 milionë banorë. Në vendin e tretë renditen ShBA’të me 327 milionë banorë.
Vetëm rreth 3 milionë banorë i ka Republika e Shqipërisë dhe renditet në vendin e 138-të në botë sa i përket numrit të banorëve, njofton Sakte.net
Rusia mbetet shteti evropian me numrin më të lartë të banorëve, 143 milionë dhe renditet në vendin e 9-të.
Serbia ndodhet në vendin e 96 me 8 milionë e 700 mijë banorë, ndërsa Kosova ka rreth 1 milion e 800 mijë banorë dhe zë vendin e 152 në botë./Sakte.net



