Ky reagim i Vulinit erdhi pasi kryeministri i Maqedonisë gjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, ka thënë se Maqedonia do ta mbështes Kosovën në të gjitha proceset e saj, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu, Zaev ka thënë se Shkupi do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, pasi Kosova si shtet i ri ka nevojë të përkrahet në të gjitha mekanizmat, shkruan b92.
“Siç njoftoj edhe presidenti Aleksandar Vuçiq më parë, Kryeministri maqedonas nuk e ka mbajtur fjalën e tij. Ndërsa opinionit i dha premtime që kufizohej përkrahja e këtij shteti ndaj anëtarësimi të Kosovës në UNESCO, andaj kjo do të jetë një dështim në miqësinë ndaj Serbisë, pasi Zaev vendosi ta mbështes Prishtinë”, ka thënë ai.
Kujtojmë, se Zaev sot ndryshojë qëndrimin e tij në lidhje me përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
“Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO. Ne do të ndihmojmë edhe në normalizimin e raporteve me Serbinë pasi edhe atë e kemi shtet fqinj”, thënë Zaev. /Lajmi.net/